Bajden: Ushtria turke e gatshme të qëndrojë në Siri aq sa nevojitet

Ushtria turke është e gatshme të mbetet në Siri aq sa është e nevojshme, deklaroi sot nënpresidenti amerikan Xho Bajden, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Stokholm, transmeton TASS.

“Turqit janë të gatshëm të mbeten në Siri aq kohë sa nevojitet për dëbimin e “Shtetit Islamik”, tha Bajden.

Ai theksoi se aktualisht SHBA-ja dhe aleatët e saj në NATO, Bashkimin Evropian dhe në Lindjen e Afërt kërkojnë zgjidhje për çështjen për tranzicion politik në Siri.

Bajden theksoi se është i kënaqur nga vizita e djeshme në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button