Shkëndija thyen rekorde, mbi 50 media dhe mbi 20 mijë shikues

Ndeshja e sotme mes Shkëndijës dhe Gentit ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm jo vetëm tek futbolldashësit por edhe tek mediat e vendit dhe ato ndërkombëtare.

Siç mëson Portalb, afër 120 gazetarë dhe 50 media të ndryshme janë akredituar për të ndjekur ndeshjen e sotme në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

Sa i përket numrit të biletave nga skuadra tetovare njoftojnë se deri në këto momente 15 mijë bileta janë shitur kurse 5 mijë të tjera u janë ndarë institucioneve të ndryshme në vend.

Ndeshja Kf Shkëndija – Gent zhvillohet sonte në stadiumin “Filipi i Dytë” nga ora 20.00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button