Nëse Rostov e eliminoi Ajaxin, pse Shkëndija të mos e eliminojë Gentin!?

Futbolli ka ndryshuar dhe nuk ka më skuadra të vogla dhe të mëdha, këtë më së miri e kanë treguar sonte në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Kampioneve, ku Dinamo Zagreb arriti të eliminoj Salzburgun dhë të kualifikohet për në fazën e grupeve si dhe skuadra e Rostov nga Rusia eliminoi Ajaxin e famshëm.

Por duke parë që deri më tani edhe Shkëndija ka eliminuar ekipe që sa herë që i mësonim për kundërshtarë ishin favorite, atëherë pse të mos shpresojmë që nesër të eliminojë edhe Gentit që është favorit i madh në këtë përballje. Genti ka ardhur në Shkup me rezultatin 2:1, por një gol i Shkëndijës në Belgjikë ka epërsisë të madhe, andaj duhet bërë të pamundurën për të mos pranuar gol në Shkup dhe së paku për të shënuar një.

Shkëndija sigurisht që nesër do të ketë numër rekord të tifozëve, pasi jo zyrtarisht mësojmë që vetëm një ditë para ndeshjes janë shitur më shumë se 10 mijë bileta. Përballja Shkëndija-Genti luhet të enjten në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup, me fillim në orën 20:00. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button