VMRO­-DPMNE-­ja propozon vendime për lehtësimin e jetesës në rajonet e vërshuara

­ Grupi i këshilltarëve të VMRO­DPMNE­së në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozojë që të miratohen disa vendime për qytetarët e goditur nga vërshimet më 6 gusht të këtij viti.

Sllobodanka Trajkovska, koordinuese e grupit të këshilltarëve të VMRO­-DPMNE-­së në Këshillin e Qytetit të Shkupit, tha se vendimi i parë me të cilin do të propozohen aktivitetet për sanimin e dëmeve është krijimi i bashkëpunimit ndërkomunal midis Qytetit të Shkupit dhe komunës së Gazi Babës, për shkak të ndërtimit, rikonstruimit dhe sanimit të rrugëve në vendet e banuara në komunën e Gazi Babës.

Ajo informoi se banorët nga vendet e vërshuara do të lirohen edhe nga pagesa e kompensimit për shërbimin e kryer të grumbullimit dhe transportimit të mbeturinave, si dhe nga kompensimi për shfrytëzimin e shërbimeve të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”­ Shkup për muajin gusht, shtator dhe tetor të këtij viti.

Grupi i këshilltarëve të VMRO­DPMNE­së dhe Qytetit të Shkupit, siç theksoi, me të gjitha forcat dhe kapacitetet e tij me të cilat disponojnë edhe më tej do të punojnë në tejkalimin e dëmeve dhe gjendjeve të shkaktuara nga vërshimet katastrofike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button