Titulli tendencioz, teksti injoron burimet dhe faktet

[Recension: Stavreski injoron Prokurorinë Speciale, “i sëmurë”]

Gjuha etike është gjuha e vetme të cilën e flet gazetaria. Duke respektuar atë, gazetari qëndron në korniza të profesionit. Kur flasim për gjuhën dhe qasjen etike të gazetarëve, flasim për aplikimin e qoftë në tituj, qoftë në tekste. Një standard të tillë nuk e kemi aspak në tekstin që po recensojmë. Në fillim titulli na dezinformon, ndërsa më tej, përmbajtja propagandon, e nuk informon në tërësi.

Në titull thuhet se Stavreski injoron PSP-në, ndërsa pas një presjeje me shumë kuptim, pa kuptim është vendosur në thonjëza fjala i sëmurë. Në lexim të parë, lexuesi mund të keqkuptojë, nga që nuk precizohet arsyeja e “injorimit”. Në lexim analitik, nuk ka kuptim. Përderisa Stavreski është i sëmurë, kjo nuk mund të llogaritet injorim i PSP. Titulli adekuat në këtë rast ndoshta do të ishte – Stavreski për arsye shëndetësore nuk paraqitet në PSP.

Me arsyetimin se është i sëmurë, ish-ministri i Financave Zoran Stavreski nuk është paraqitur të dëshmojë në Prokurorinë Speciale Publike në Shkup. Deri tani, disa herë ka qenë i thirrur të dëshmojë në lidhje me bisedat e përgjuara, por herën e fundit e ka njoftuar PSP-në se është i sëmurë – informon Zhurnal.

Stavreski injoron Prokurorinë Speciale screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Stavreski injoron Prokurorinë Speciale, “i sëmurë”
Data dhe koha e publikimit: 23.08.2016
Data e recensionit: 24.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Gazetaria nuk funksion me dyshime. Ose ke informacion të konfirmuar se personi në fjalë ka lëshuar Maqedoninë, ose u referohesh burimeve që mund të sigurojnë informacion. Dyshimet bien në pjesën hipotetike të gazetarisë dhe nëse nuk konfirmohen, automatikisht kemi të bëjmë me shpifje ose me gjëra që ka shumë gjasa që mund të jenë të pavërteta. Megjithatë, si duket autorit të tekstit nuk i bëhet vonë të flasë me imagjinatën e tij, duke mos konfirmuar asgjë. Në tekst thuhet se Stavreski posedon edhe shtëpi në Uashington, mirëpo edhe kjo gjë nuk konfirmohet me ndonjë burim askund në tekst. Faktet janë ato që flasin, e jo pretendimet dhe mendimet personale.

Dyshohet se Stavreski e ka lëshuar Maqedoninë dhe ndodhet në një nga vendet perëndimore. Ai posedon një shtëpi në Uashington të SHBA-ve që nga koha kur punonte në Bankën Botërore.

“Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar”.
“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve”.

Liderët tjerë politik janë paraqitur të dshmojnë në PSP. Dje aty ishte kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ndërsa në ditët në vijim do të thirret edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

E vetmja gjë më pak e keqe nga të gjitha këto lëshime profesionale në këtë artikull është sfondi, në të cilin flitet me pak fjalë për punën e deritanishme të PSP. Megjithatë, nëse e shikojmë në hollësi, edhe këtu mungojnë elemente rreth themelimit, punës dhe aferave më të njohura që i ka hetuar deri më tani kjo prokurori. Për dikë që lexon për herë të parë rreth Prokurorisë Speciale Publike, nuk e kupton se çfarë institucioni është dhe cili është roli i saj.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button