Kuvendi, shumica parlamentare nuk pranon shfuqizimin e Komisionit për lustrim

(E plotësuar) Shumica parlamentare ka votuar kundër propozimit të deputetit Goran Sugareski, nga radhët e LSDM-së, për ta shfuqizuar Komisionin për lustrim, raporton Portalb.

Sugareski ka kujtuar deputetët se ky Komision deri më tani nuk ka dhënë asnjë rezultat dhe se po harxhon para kot.

“Gjykata administrative 20 vendime që kishte sjellur Komisioni për lustrim, tekstualisht, i shkatërroi. Është absurde që këto persona të marrin paga e asgjë të mos punojnë. Dua ky parlament të deklarohet sot, mjaftë kemi njerëz që rrinë në shtëpi dhe marrin para”, theksoi Sugareski.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………

Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së, sot në Kuvend ka kërkuar që të tërhiqet nga rendi i ditës propozim ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike, raporton Portalb.

Ai theksoi arsye se pse ky propozim ligj duhet të tërhiqet nga rendi i ditës.

“Është i njëanshëm dhe nuk është si rezultat i marrëveshjes mes partive politike, që ka për qëllim mbajtjen e mediave peng. SHGM së bashku me organizatat tjera të gazetarëve kanë vlerësuar se është shkelur procedura për prurjen e këtij ligji, me çka nuk është bërë vlerësimi i procedurës për sjelljen e këtij ligji”, tha nga foltorja e Kuvendit Tuntev.

Sipas tij nuk ka logjik të shpejtohet, sepse nëse zgjedhjet organizohen në dhjetor, ky ligj do të jetë në funksion vetëm 10 ditë.

Megjithatë, ku propozim i deputetit Tuntev nuk mori mbështetjen e shumicës parlamentare.

Propozim ligji për fushata informative dhe reklamuese të institucioneve publike sot është para deputetëve në procedurën e leximit të parë./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button