Poposki: Data e zgjedhjeve varet nga opozita

Marrëveshja e Përzhinës është gjallë dhe ajo paraqet mënyrë për dalje nga kriza politike, vlerësoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki para hapjes së mbledhjes së rregullt të punës të shefave të Përfaqësive konsullare­diplomatike, që prej sot deri më 26 gusht mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Mendoj se kemi marrëveshje politike, kjo marrëveshje politike mbetet e gjallë dhe për ne ajo paraqet mënyrë për tejkalim të kësaj krize politike. Ajo nënkupton edhe organizim të zgjedhjeve në pajtim me kushtet të cilat janë definuar me atë marrëveshje politike”, deklaroi Poposki duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse pas takimit të liderëve më 31 gusht, në të cilën duhet të konfirmohet marrëveshja, mund të pritet Qeveri teknike me LSDM­-në.

Sipas Poposki, dilemë e vetme në këtë kontekst është data, ndërsa në raport të kësaj çështje ka qëndrime qartë të parashtruara në opinion nga faktorë politikë. Në raport të krizës migruese, Poposki vlerësoi se ajo nuk ka përfunduar dhe Maqedonia është e gatshme për përballje me skenare dhe punon aktivisht në planin diplomatik së bashku me partnerët në shmangien e ngjarjeve siç i kemi parë në të kaluarën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button