Çfarë domethënie ka fustani i njëjtë i shoqërueseve të nuses?

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë qëndron pas veshjeve të njëjta ose të ngjashme që veshin shoqërueset e nuses në dasëm? Edhe pse ndonjëherë fustanët nuk janë fiks të njëjtë, por kanë modele, ose ngjyra të ndryshme, apo zbukurime shtesë, në çdo rast rezultati është i bukur, pasi ato duken uniforme, shkruan Revista “Class”.

Por si ka lindur kjo traditë?

Në epokën romake, shoqërueset vishnin të nëjtin fustan me nusen, për të krijuar një “ushtri të pathyeshme”, që luftonte frymët e liga të cilat përpiqeshin të hynin si pengesë në lumturinë e çiftit.

Më vonë, në epokën viktoriane, kjo traditë filloi të zbehej, sepse paragjykimet dhe mendimet për kërcënimin nga shpirtërat demonikë u mposhtën, kështu që shoqërueset filluan të ndryshonin modelet e tyre.

Gjithsesi, e vërteta është se edhe në ditët e sotme, shoqërueset bëjnë çdo gjë për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mirë për nusen, kështu që domethënia e tyre mbase nuk ka ndryshuar edhe shumë. Apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button