Maqedonia me 5 shqiptar sulmon Shqipërinë (Foto)

Në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2018, seleksionuesi i Maqedonisë, Igor Angellovski ka bërë publike listën e lojtarëve të fuar për ndeshjen e parë edhe atë kundër Shqipërisë, njofton Portalb.mk

Lista e të ftuarve e cila u bë publike sot në një konferencë për shtyp është e përberë nga 5 shqiptar.

Leonard Zhuta, Ferhan Hasani, Agim Ibraimi, Besart Ibraimi dhe Ezgjan Alijoski do të jenë në dispozicion të trajnerit Angellovski për ndeshjen ndaj Shqipërisë.

“Me vetë pjesëmarrjen e Shqipërisë në KE në France tregon se për çfarë kundërshtari behët fjalë, por ne do te mundohemi qe te japim maksimumin për ta filluar ketë cikel të kualifikimeve sa më mirë dhe të nxjerrim rezultat pozitiv”, ka thënë seleksionuesi, Igor Angellovski

 

Ndeshja kualifikuese për KB 2018 Shqipëri – Maqedoni luhet me 05.09.2016 në ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër./Portalb

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar
Lista e plotë e lojtarëve të ftuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button