Poposki: Ardhja e Koxias, është shenjë për zmadhim të komunikimit mes dy shteteve

“Vizita e nesërme e ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në Maqedoni, është tregues për zmadhimin e komunikimit politik dhe të një pjese të masave për ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, përpara fillimit të Këshillit me Ambasadorët, i cili do të mbahet në tre ditët e ardhshme, njofton Portalb.

Poposki ka theksuar se pjesëmarrja e Koxiasit në mbledhje, dërgon porosi të qartë se Maqedonia do të jetë faktor për stabilitet në rajon.

Në pyetjen, se çështja e emrit a do të jetë temë e takimit me Koxias, ai tha nuk ka gjasa.

Në lidhje me retorikën e Athinës, e cila e akuzoi Maqedoninë për irredentizëm, Poposki, deklaroi se nuk ka iluzione sepse ajo do të ndalojë për disa javë ose muaj. Megjithatë, ai theksoi se është bërë përparim serioz në terren për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, ekonomisë dhe energjetikës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button