Milevski me pesë shqiptarë kundër Skocisë dhe Irlandës
Seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë U21, Bllagoja Milevski tani më ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës për eliminatoret kundër Skocisë dhe Irlandës së Veriut, ndeshje këto që do të luhen me 2 shtator si mysafire dhe me 6 shtator si nikoqire.
Në listën e Milevskit në mesin e 20 futbollistëve janë edhe pesë shqiptarë, Egzon Bejtullahu, Mevlan Murati dhe Besir Demiri nga Shkëndija e Tetovës, Visar Musliu i Renovës si dhe shkupjani Enis Bardhi që luan me Ujpestin e Hungarisë. /Portalb.mk/