Sindromi “Salieri” në gazetari

[Recension: GJITHNJË E MË SHUMË LËSHIME NË PUNËN E PSP-së]

Për gazetari të mirë ka rregulla të shkruara dhe të pashkruara. Ka libra, teoreticienë, kolegë me përvojë që këmbejnë njohuri, nga e cila mund të mësohen shumë gjëra. Mirëpo, ka një gjë që nuk mësohet. Ai është instikti gazetaresk. Ose e ke, ose nuk e ke. Nëse e ke, e nuk e ushqen, instikti shumë shpjetë do të rudimentojë dhe do të bëhet – zorrë qore.

Gjithçka që mund të fitoni nga “zorrët e tilla qore” është gazetaria që vuan nga sindromi “Salieri”. Kjo është gazetari që del nga që në vend që ta zhvillojnë talentin e tyre dhe prej të prodhojnë rezultatet të mira, u bëjnë obstruksione, i pengojnë, i dëmtojnë, i spinuojnë kolegët e tyre. Edhe atë ata që i nxjerrin mësimet më të mira nga rekomandimet, njohuritë dhe nga përvojat, dhe që prodhojnë gazetari të mirë.

08222016-Vest-SJOLinku deri te artikulli origjinal: GJITHNJË E MË SHUMË LËSHIME NË PUNËN E PSP-së

Data dhe koha e publikimit: 20.08.2016, 15:38

Data e recensionit: 23.08.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

INSTIKTI GAZETARESK – OSE E KE, OSE NUK E KE

Prandaj, përmbajtja mediatike që e recensojmë më tepër është koment, e më pak informatë objektive. Në vend që të hulumtojë dhe në bazë të atij hetimi dhe rregullave të përcaktuara të nxjerrë përfundim, kjo informatë është përplot me emocione. Negative.

Kanë harruar se në gazetari informacionet nuk fitohen “në tabakë”, për duhet gërmohen. Kjo është ajo që nuk mësohet, por vjen nga instikti.

Теksti e përmbledh qëllimin e tij në fjalinë:

“Thirrja për marrje në pyetje në një veprim hetues duhet të jetë e fshehtë, mirëpo kjo nuk vlen për PSP-në”.

Ndërsa, instikti thotë se thirrja për marrje në pyetje nuk është asnjëfarë fshehtësie. Për të mund të kuptohet në shumë mënyra të ndryshme – nga i thirruri, nga avokatët, nga anëtarët e familjes së të thirrurit, nga postierët e thirrjeve gjyqësore, etj.

Në ligjin për PSP-në nuk ekziston dispozitë që përcakton se të thirrurve për marrje në pyetje në këtë prokurori u garantohet fshehtësia. A do të jetë diçka fshehtësi, kjo mund të jetë çështje për të cilën do të merren vesh palët e involvuara. Përndryshe, kur bëhet fjalë për kompetencën e PSP-së, e cila vepron në lidhje me veprat penale që kanë të bëjnë me dhe që dalin nga përmbajtja e ndjekjes së paautorizuar e komunikimeve, është shumë e qartë se për çka mund të bëhet fjalë gjatë marrjes në pyetje.

Kuptohet, supozimi i pafajësisë mbetet imperativ kulmor i gazetarëve. Ajo që dikush është thirrë në bisedë në gjykatë, nuk do të thotë se është fajtor.

Përveç kësaj, teksti nuk ka burime dhe në mënyrë automatike e bën të anshëm, që është shumë e qartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button