Kjo është koha e unit

Ja çfarë është përjetësia i dashur mik. Ti je pajisur me intelekt apo jo!

Jeni në dimensionin e kësaj kohe kur jeni në meditacion apo kur jeni 100% koshient mbi çfarë po bëni p. sh. duke vëzhguar bukurin e një luleje, duke dëgjuar muzikë, kur jeni kreativë duke qenë të bindur dhe të pranishëm vehtes tuaj.

Në ato momente ngrini sytë nga ora dhe shikoni që ka ecur pa e kuptuar. Ora, ajo çfarë ti e quan kohë.

Sa herë ke thënë se ritmet e vëndosur nga jashtë nuk të shkojnë përshtati: ndihesh sikur je nën një gjendje që nuk shprehesh dot lirshëm, sikur asnjëherë nuk bën diçka në kohën e duhur, sikur s’ke kohë asnjëherë ?!!

Kjo sepse po jeton një kohë që nuk është asgjë tjetër përveç se një iluzion, kohë që të bën të vuash në të gjitha nivelet. Jeto i dashur njeri sipas kohës tënde, shprehe, manifestoje. Merr guximin ti japësh një prerje me thikë dhe realizoje kohën tënde, atë që ti je në esencën tënde intime.

Secili nga ju duhet të reflektojë mbi kuptimin që i jep konceptit kohë duke qenë koshient se si po e jeton.

Përshembull: shpesh “pushimet” ngarkohen nga ty ngarkesa sikur në atë interval kohe ti duhet të bësh të gjitha gjërat e “rëndësishme” dhe “esenciale” që nuk “ke pasur” mundësinë ti bësh gjatë vitit dhe mezi  pret.

Ky tension emotiv që shumë nga ju ndjenjë është përgjigjia që nuk jeni  duke jetuar kohën tuaj sipas ritmevei tuaja të brendshme, sipas dimensionit të koshiencës tuaj.

Ç’është e mundur të jeni gjithmonë në pushime edhe duke vazhduar të punoni e të bëni të njejtat gjëra, duke jetuar sipas ritmit tuaj çdo aktivitet të ditës që duhet të realizoni: kjo është të kesh një gjendje çlodhjeje dhe qetësie të brendshme.

Çelësi për të realizuar të gjithë këtë është ai që duhet të jetosh me bindje dhe vëmendje çdo moment të ditës tënde: nëse nga jashtë të vijnë presione, ti koncentrohu mbi këtë çelës pa u preokupuar për asgjë tjetër apo të rrëmbeheni nga ankthi.

Dimensioni i të qenurit koshient dhe i vëmendjes mbi ç’ka po jeton do të të sjell nën ritmet e tua e kështu do të jetosh kohën tënde.

Kjo do të të sjell në harmoni duke arritur ekuilibrin e brendshëm që është esencial për zhvillimin shpirtëror dhe zgjimin tënd.

Pse jemi të dobët të njohim veten tonë, dhe të brishtë, të ballafaqohemi me problemet e jetës sonë?

Duket se përgjigja fshihet thellë në qenien tonë që pritet të zbulohet përmes FORCËS SË NJOHJES!

Sinqeriteti është diçka që Engjëlli nuk di ta shkruajë, por Zoti di mjaft mirë ta vlerësoje!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button