Nxënësit e Slivnikut sërish në objektin e vjetër shkollor, ende nuk ua kanë sjellë inventarin!

Nxënësit e shkollës fillore “Vasil Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit edhe këtë vit të ri shkollor do ta fillojnë në objektin e vjetër pasi që i riu është përfunduar mirëpo i njëjtë nuk ka inventar.

Arsimtari i kësaj shkolle, Qemal Musa thotë për Portalb ende nuk është siguruar inventari.

“Ishte paraparë që qysh në gjysmëvjetorin e dytë ne të dilnim në objektin e ri mirëpo një gjë e tillë ishte e pamundur pasi që objekti është përfunduar por mungon inventari dhe si duket edhe këtë vit të ri shkollor do ta presim në shkollë të vjetër”,tha Musa.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të cilët edhe ndërtuan këtë objekt të ri thonë se sa i përket inventarit, atë duhet ta siguron komuna e Velesit.

“Ndërtimi i objektit është bërë nga MASH dhe është realizuar kurse sa i përket inventarit ai duhet të bëhet nga ana e Komunës, kurse neve na ngelet të investojmë edhe në klasën e informatikës dhe përfundon projekti”, thonë për Portalb nga zyra për informim në MASH.

Musa nga ana tjetër sqaron për Portalb se është para disa ditëve ishte vetë kryetari i komunës në Slivnik por tha që nuk ka mjete për momentin, por më pas na u premtua inventar aq sa ka nxënës.

“Para disa dite ishte kryetari i komunës së Velesit, Sllavço Çadiev dhe na tha se nuk ka mjete për inventarin, por më pas na vizituan edhe nga sektori për arsim në këtë komunë dhe na thanë që aq sa ka nxënës aq karrige dhe banka do sjellin, por kjo është absurde, sepse çdo vit numri i nxënësve shkon duke u rritur, do të thotë se po të shtohen nxënësit, nuk do të kenë ku të ulen. Sivjet kemi thyer rekord me 22 nxënës të regjistruar në klasën e parë”, shtoi Musa.

Mirëpo sipas Musës ende nuk dihet data se kur do të sjellet inventari.

Ndryshe, ky objekt njëherë u ndërtua me disa gabime më pas ato u korrigjuan, kurse edhe këtë vit shkollor 86 nxënësit e shkollës fillore ‘Vasill Gllavinov’ të fshatit Slivnik të Komunës së Velesit do të ndjekin mësimin në vetëm një klasë në kushte të mjerueshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button