Mbyllet pishina në Karposh, bëhet pastrim gjeneral
Pishina në ‘Boris Trajkovski’-Shkup, do të jetë e mbyllur deri më 20 janar, për shkak të pastrimit të rregullt gjeneral.
Secilin vit, në këtë periudhë, kur objekti nuk ka shumë vizitore, bëhet dezinfektim i pishinës.
Pishina para tre vitesh është rikonstruuar tërësisht, sipas standardeve të Federatës Ndërkombëtare të notuesve.