Kosovari, mesazh gruas para se të vritej në Siri

“Amanet fëmijët, kaq paskam pas ymër, tash po takohem me Allahun” ishte mesazhi i fundit që e mori gruaja e F.S. (42 vjeç) nga Prishtina , i vrarë ditë më parë në Siri. Ky mesazh asaj i erdhi të hënen rreth orës 16:00.

Familja i ka hapur të pamën në një shtëpi maje “Taslixhes” në kryeqytet. Ata po presin ngushëllimet për djalin e tyre të rënë në Siri edhe pse trupi i tij nuk dihet ku është.

Konfirmimin për vdekjen e tij familjarët thonë se e kanë marrë “përmes do lidhjesh”, nga të tjerë që ishin me të në qytetin Alepo të Sirisë ku edhe ishte vrarë. F.S. ka lënë në Kosovë gruan dhe dy fëmijët e tij, vajzën 9 vjeçe dhe djalin 7 vjeç, të cilët vijojnë shkollën në Prishtinë. Sipas familjarëve, babait, vëllait dhe të afërmve tjerë, ai kishte qenë edhe më herët në Siri, shkruan gazeta “Zëri”.

Ishte kthyer, por kishte shkuar prapë, sepse nuk i qetësohej shpirti në këtë dhe. Herën e parë kishte qëndruar në Siri katër muaj, ku fillimisht i kishte kryer disa trajnime ushtarake atje, pastaj ishte futur në luftë.

Ai pas katër muajsh ishte kthyer në Kosovë .Kishte falur edhe një pjesë të shtëpisë së tij dhe tre ari truall që të ndërtohej një xhami për të cilën dëshmonin shtyllat e betonit pasi ndërtimi u ndalua nga inspeksioni ndërtimor.

Në familje kishte qëndruar rreth një muaj por, nuk ishte ndjerë i qetë duke parë vazhdimisht masakrimet e grave dhe fëmijëve që po ndodhnin në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button