Pushteti po e bën Maqedoninë destinacion të padëshirueshëm rajonal?

Vizita e fundit e zv presidentit Amerikan Joe Biden në Serbi dhe Kosovë, u cilësua historike për dy vendet. Zëvendës Presidenti Amerikan  Joe Biden është njeriu kryesor në administratën e Presidentit Barack Obama për çështjen e Ballkanit, respektivisht për  të kontribuar ne zgjedhjen e kontesteve  politike në Maqedoni, Kosovë, Serbi, Bosnjë e Hercegovinë. Vizita në Serbi dhe Kosovë ishte një përpjekje për të nxitur përparim në drejtim të Marrëveshjes së Brukselit dhe për afrimin e marrëdhënieve mes shtetit të Serbisë dhe të Kosovës. Si element tjetër i rëndësishëm ishte po ashtu  diskutimi në agjendën e zv presidentit Biden ishte stabiliteti rajonal, me theks të veçantë lufta ndaj terrorizmit.

Megjithatë Maqedonia, nuk e kishte fatin e Serbisë dhe Kosovës të jetë nikoqir i zv presidentit Amerikan. Edhe pse ndikimi politik i SHBA ka qenë gjithmonë evident ndaj Maqedonisë në zhvillimin politik dhe integrues, si duket Maqedonia nuk është edhe ndonjë vend aq i dëshirueshëm për zyrtarët ndërkombëtar për ta vizituar atë.

Në  Maqedoni nuk mbahet mend vitet e fundit ndonjë vizitë e Kryetarëve të Shtetit, në përjashtim të zyrtarëve të BE dhe të Amerikës të cilët shpeshherë kanë qenë më destinim të përcaktuar për të kontribuar në zgjedhjen e ngërçit politik që u paraqit si pasojë e publikimeve të përgjimeve, si dhe për ta ndihmuar Maqedoninë të integrohet në strukturat Euro-Atlantike. Pos ashtu nuk mbahet mend ndonjë vizitë zyrtare e Presidentit të RM dhe Kryeministrit në ndonjë shtet të vendeve të BE. Tragjedia më e madhe është edh mos funksionimi i marrëdhënieve bilaterale mes shteteve fqinje, që është një ndër parakushtet që i obligon Samiti i Selanikut (I nënshkruar me vitin 2003 nga vendet e Ballkanit perëndimor) për tu integruar në BE.

Të gjithë jemi dëshmitar të një politike vetëizoluese në raport me shtetet fqinjë. Zyrtarët Maqedonas qoftë Presidenti apo Kryeministri viteve të fundit nuk ka pasur asnjë vizitë, me zyrtarët e vendeve fqinjë as më ato të Greqisë, Bullgarisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Përkundrazi është treguar mjaft e rezervuar me dy të fundit, edhe pse në aspektin politik, nuk ka pasur konteste të hapura politike. Pra nëse e analizojmë politikën e jashtme të Maqedonisë, konstatojmë për një devijim total nga diskursi I përforcimit të marrëdhënieve bilateral me fqinjët, si dhe një ngecje në aspektin e integrimit.

Kjo politikë e pushtetit aktual, më një mbyllje hermetike ndaj vetë shteteve të rajonit, gjithsesi jep vështirësi dhe rrezikon aspiratat e qytetarëve të Maqedonisë që janë mjaft të interesuar që politika ta integrojë vendin sa më parë përkrah vendeve të BE.

Nacionalizmi i theksuar  maqedonas, krijimi i një identiteti të rrejshëm, korrupsioni masiv, marrëdhëniet e brishta ndëretnike, mungesa e gatishmërisë për të zgjedhur kontestin historik me emrin me Greqinë,  aspekti i sigurisë, mos përmbushja dhe mos plotësimi i detyrimeve që kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, e më vonë, zhagitja e implementimit të detyrimeve të dala nga Marrëveshja e Përzhinos,  të gjitha këto po e bëjnë politikën dhe vendin të pa perspektive për qytetarët e saj. Kjo politikë destruktive dhe vetëizoluese e ka bërë Maqedoninë të padëshiruar për shumë Kryetar Shtetesh, por edhe zyrtar të SHBA dhe BE të cilët shpeshherë kanë kontribuar dhe kanë ndërmjetësuar për zgjedhjen e kontesteve politike në Maqedoni, por me të drejtë ata janë dëshpëruar nga mos implementimi i shpejtë në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button