Prokuroria ka hapur hetim për maqedonasit e mashtruar nga SHBA-ja me biletat e avionit

Prokuroria themelore publike- Prilep ka filluar procedurë para- hetimore për rastin me maqedonasit e mashtruar nga SHBA-të për bileta më të lira avioni, konfirmojnë nga kjo Prokurori për “Meta”.

“Pas dorëzimit të padive nga personat e dëmtuar, në Prokurorinë themelore publike- Prilep janë regjistruar dy lëndë penale për këtë rast. Lënda e parë është kundër një personit fizik dhe një personit juridik, ndërsa e dyta ndaj dy personave fizik, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepra të kryera penale “Mashtrim nga neni 247 i Kodik penal”. Ndaj tyre është filluar procedurë para- hetimore” thonë nga Prokuroria publike.

Siç njoftoi dje “Meta”, më shumë se 30 padi janë ngritur nga maqedonasit të cilët jetojnë në SHBA kundër pronares së agjencisë turistike “Storia Travel”, duke e akuzuar atë për mashtrim me biletat e avionëve.

Siç kemi njoftuar, disa maqedonas mërgimtar akuzojnë për mashtrim me premtimin se kanë marrë bileta të lira avioni deri në aeroportin e Shkupit. E tërë çështja ka filluar gjatë festave të Vitit të Ri në Diasporë, kur këngëtarja Elena Jovçevska e cila i ka argëtuar, me prejardhje nga Prilepi, u ka ofruar shtetasve maqedonas në mërgim bileta shumë të lira të kompanisë “Austrian Airlines”. Ajo paratë e grumbulluara ia ka dorëzuar pronares së agjencisë “Storia Travel”, Jasmina Jordanoska- Çebrenska.

Padi ndaj agjencisë ku ka qenë e punësuar ka ngritur edhe këngëtarja Elena Jovçevska. Ajo thotë se do të del me informacione konkrete se kur do të ngritet padia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button