Rrota panoramike do të vazhdojë të sillet derisa Qeveria të mos thotë – mjaft është!

Punimet për rrotën panoramike vazhduan edhe sot, edhe pse Kuvendi mori vendim që mjetet nga buxheti i shtetit të dedikuar për ndërtimin e objekteve reprezentative, nëse ka nevojë do të destinohen për ballafaqimin me pasojat e vërshimeve që goditën zonat e Shkupit.

Ekipi i “Meta” sot vërejti punëtor në vendin ku po vendoset karuseli, por edhe ata nuk dinin të përgjigjen nëse do të vazhdojnë apo jo punimet ndërtimore.

“Si të na thonë, ashtu. Askush deri më tani nuk na ka njoftuar që të ndërpresim punën” deklaruan punëtorët.

Nga Qyteti i Shkupit, thonë se karuseli panoramik nuk është kompetencë e tyre, por e ndërmarrjes publike e transportit “Skopje” sepse kjo ndërmarrje e ndërton këtë objekt me donacione nga Qeveria e RM-së.

“Ne s’kemi kurrfarë lidhje me këtë objekt. Atë e ndërton NPT, kështu që duhet t’i pyetni ata, nëse do të vazhdoj apo jo.

Por, as nga NPT nuk dinin nëse do të ndërpritet ndërtimi i tij.

“S’kemi pranuar kurrfarë vendimi apo njoftimi. Nëse pranojmë dhe në të thuhet që të ndërpriten punime, kuptohet se NPT “Skopje” do ta respektoj vendimin”, thonë nga ndërmarrje për “Meta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button