Zbulohet sekreti i Majlindës, ja kush e bindi për të garuar me Kosovën

Majlinda Kelmendi ka arritur majat e suksesit në sport. Ajo sot është një medaliste e artë në Lojërat Olimpike për të hyrë në histori të Kosovës, që si shtet merr medalje që në debtumin në Lojërat Olimpike.

Shteti i saj, Kosova që ajo me ngulm dëshironte ta përfaqësonte, edhe kur nuk ia njihnin flamurin, dikur nuk është se i kishte qëndruar pranë.

Por është një politikan që Majlinda Kelmendi e çmon shumë dhe e ka thënë edhe vet se është ai qe ka meritën e madhe që Majlinda sot përfaqëson Kosovën.

Është ish ministri i Sportit, Memli Krasniqi, i cili tashmë udhëheq me Ministrinë e Bujqësisë.

Krasniqi përkrahu shumë ekipin xhudos, duke e ndihmuar vazhdimisht me financa por edhe duke krijuar shpërblimet për sportistët kulminantë. Në një deklarim publik, Majlinda kishte thënë se Memli Krasniqi është një prej personave që ka ndikuar në vendimin e saj që të mos pranojë ofertën e Azerbejxhanit.

Por edhe pse më nuk është ministër i Sportit, Memli Krasniqi iu ka qëndruar pranë gjithmonë ekipit të xhudos. Madje tashmë e ka si një dëtyrë sepse që nga viti 2014, me vendim të Federatës së Xhudos, ai është bërë kryetar nderi, transmeton Albeu.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button