Revoltohen studentët, Ligji për administratë diskriminues dhe fyes

Kanë reaguar studentët e Universitetit Shtetërorë të Tetovës (USHT)-së dhe Universteteve private.

Projektligji për administratë të cilin e ka votuar në lexim të parë kuvendi republikan është diskriminues, thonë ata.

‘‘Edhe pse ende se kam lexuar konkretisht ligjin në fjalë, por ajo që më ra në sy informacione të dorës dytë, tretë, ishte një ligj fyes dhe diskriminues për studentët e USHT-së, me gjithë respketin per universitet tjera thjeshtë personalisht jam krenar që jam pjesë e këtij instucioni. Është një ligj që ndoshta shkel mundin e profesorëve dhe mbi gjitha intelektualitetin e studtentave qe dalin edhe atë pa i verifikuar, njoh shumë student që kanë qenë dhe që jaëe ende pjesë e këtij universiteti që kanë mjaftë shumë kapacitet se studnetet e unviresteteve private… mjafton te ceket se dy student aktual janë me kontratë aktive ne ‘Google’. Pa marre parasysh gjithë këtë që e potencova studenti eshte kategori sociale e barabart me pjestar tjere te kesaj kategrive edhe ky lloj klasifikimi jo vetem që është diskriminues por edhe fyes. Ligji për punësim duhet të bëhet sipas standradeve dhe kritereve euproiane te cilat bazohen me shume ne cv ne akcesin dhe bagazhin profesional qe e ka kandidat’ tha Ariton Rama, student në USHT, me sukses 10.00.

‘Lista e Shangajit është një rangim shumë i realtë, është e vërtetë dhe duhet të bëhët çdo vit. Le të shihen ku janë USHT-ja, ku Universiteti FON dhe të tjerë. Une personalisht studijoj në FON, kam mesatare mbi 9 por ka edhe të atillë që nuk mësojnë fare… Më mirë është që gjatë cdo punësimi të ketë kritere, teste kualifikuese e jo të jenë kështu gjithpërfshisrës’ tha Sara, student në Universitetin FON.

‘Ligjet e tilla ku vleresohet efikasiteti i univerziteteve nëpermjet punësimit të studenteve nga ato universitete të suksesshme është vendim i drejte në parim, mirëpo është kontradiktore me vendimet e qeverise ku në njërën anë lejon hapjen e universiteteve dhe disperzimin e tyre pothuajse në çdo vendbanim që indirekt e ul dukshëm kriterin e studimit dhe vleresimit dhe anën tjetër i ndëshkon ato duke mos i privilegjuar, ne këtë rast në punësim. Studimi këtu është jo i barabartë përshkak se universitetet private dhe shtetërore të disperzuara po krijojnë diploma pa kufi dhe kjo gjendje i bën skeptik edhe ata që studjojne në univerzitete prestigjioze. Sa i përker punësimit dhe perspektivës në shtet’ tha Meriton Nagavci, student dhe aktivist.

‘Është shumë e vërtetë se kualiteti dhe cilësia në USHT nuk është në nivelin e duhur, por jo për tu nënvlerësuar të gjithë profesorët dhe studentët, sepse ka shumë studenta të mirë’ tha Jehona V., studente.

Ligji i ri për administratorët shtetërorë që ndodhet në procedurë kuvendore parasheh që gjatë punësimit të merret parasysh edhe rangimi i Universiteteve në Maqedoni sipas Listës së Shangajit.

Vitin e kaluar për herë të parë në Maqedoni universitetet janë ranguar nga Lista e Shangajit. 

Nëpër vendet e para të Listës u gjetën Universiteti ‘Shën Kirili dhe Metodij’ në Shkup, Universiteti i Evropës Juglindore (Shtuli), Universiteti ‘Goce Dellçev’-Shtip, Universiteti ‘Shën Klimenti i Ohrit’ nga Manastiri dhe Universiteti për teknologji të informatikës në Ohër. Ndërsa USHT ishte e ranguar kah fundi  në listë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button