“Çmimi i certifikatës fito-sanitare në Maqedoni do të jetë i njëjtë me atë të Serbisë”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i Republikës së Maqedonisë, Mihaill Cvetkov dhe ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimeve, Rasim Ljajić, pas takimit të mbajtur në Shkup, u dakorduan që çmimi i shumës së kompensimit për analizë fito-sanitare të importit të grurit në Maqedoni, të jetë i njëjtë me atë të Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Prodhuesit të cilët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të masës së re për importet e grurit, i cili vlen që nga gushti i këtij viti, thonë se tarifa është rritur për rreth 800 përqind. Ministri Mihaill Cvetkov, njoftoi se tarifa e vjetër kushtonte 0,5 denarë për kilogram, ndërsa më 12 nëntor të vitit 2015 tarifa është ul në 0,06 denarë, për shkak të përmbytjeve të vitit të kaluar në rajonin e Pellagonisë. Siç theksoi ai, tarifa e cila vlente për shkak të përmbytjeve të vitit të kaluar, tani është vendosur të kthehet në çmimet e mëparshme.

Ai bëri të ditur se çmimi i certifikatës fito-sanitare në Serbi kushton 8.550 denarë, ndërsa në Maqedoni kushton nga 10 deri 11.000 denarë. Për këtë, Cvetkov theksoi se është diskutuar që çmimi të jetë i njëjtë me atë të Serbisë.

“Për të gjitha çështjet e pazgjidhura që i diskutuam sot, arritëm marrëveshje. Ne jemi të vetëdijshëm se me Serbinë kemi marrëdhënie të mira tradicionale. Këto marrëdhënie jo t’i përkeqësojmë, por diskutuam t’i përmirësojmë edhe më tepër. Kjo është paraqitja e përbashkët në tregun e tretë për të cilën do të nevojitet shumë më tepër punë dhe kujdes. Mendoj se në këtë drejtim do të punojmë”, deklaroi Cvetkov.

Nga ana tjetër, ministri serb, Rasim Ljajić, theksoi se Maqedonia për Serbinë është një partner i jashtëm i rëndësishëm dhe se tre muajt e parë të këtij viti këto dy vende kanë pasur një rritje tregtare prej rreth 13 përqind.

“Ky vit siç duket do të jetë një vit rekord kur bëhet fjalë për importin nga Maqedonia dhe eksportin në Maqedoni. Ne duam që ky trend të vazhdojë dhe qëllimi i këtij takimi të sotëm është që t’i eliminojmë pengesat doganore të cilat në të kaluarën kanë ekzistuar shumë shpesh nga të dyja vendet”, tha Ljajić.

Me “certifikatë fito-sanitare” kuptohet një dokument zyrtar që vërteton gjendjen fitosanitare të një ngarkese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button