Komisioneri i OKB-së kritikon Bullgarinë për politikat e refugjatëve

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad al-Hussein, ka ngritur të enjten shqetësimet lidhur me politikat dhe praktikat e Bullgarisë lidhur me emigrantët, raporton Anadolu Agency (AA).

Shqetësimet u bënë përmes një komunikate të shkruar në të cilën al-Hussein shpalos vërejtjet nga vizita e dytë e stafit të tij në Bullgari brenda një periudhe tetë muajshe.

Ai tha se në Bullgari janë vërejtur zhvillime pozitive pas vizitës së nëntorit, për të shtuar se një shqetësim që mbetet aktual për Kombet e Bashkuara është arrestimi i atyre që hyjnë në territorin e shtetit përmes “rrugëve jotradicionale”.

“Akoma më keq, ata procedohen nga gjyqësori dhe madje dënohen me burg në kohëzgjatje prej një viti ose më shumë nëse tentojnë të braktisin shtetin”, tha ai.

Si rrjedhojë e kësaj, ata që nuk kategorizohen si refugjatë por që kanë arsye të bazuara për të braktisur vendlindjen lihen në haresë, tha më tej al-Hussein. “Kjo është tërësisht johumane dhe e papranueshme”, tha ai.

Sipas tij, zyrtarët bullgarë shpeshherë kanë dhënë deklarata agresive kundër emigrantëve. Më tej ai ka shtuar se veçanërisht është shqetësuese kur dëgjon figura publike me ndikim duke shprehur përkrahjen e tyre për grupet e armatosura ilegale të cilat me një arrogancë bëjnë ndjekjen e emigrantëve përgjatë kufirit të Bullgarisë me Turqinë.

“Ksenofobia, islamofobia dhe racizmi janë në mesin e shqetësimeve më të mëdha për të drejtat e njeriut në Evropën e sotme”, thotë al-Hussein.

Ai ka nxitur qeverinë e Bullgarisë të sfidojë këto trende alarmuese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button