Mospastrimi i kanaleve shkak i përmbytjeve , ministri Ameti pranon fajin (VIDEO)

Ministri i ekologjisë Bashkim Ameti për Alsat-M pranoi se Institucionet shtetërore kanë përgjegjësi për përmbytjet në rajonin e Shkupit. Ai tha se pavarësisht kërkesave të shumta në vitet e fundit të banorëve të Hasanbegut dhe fshatrave përreth për të pastruar kanalin, Institucionet kanë shpërfillë ato pasi kanali në rajonet e përmbytura është rregulluar vetëm pjesërisht.

Pyetje: Banorët e Haraçinës për një kohë të gjatë kanë kërkuar rregullimin e kanalit. Ku është përgjegjësia e institucioneve në këtë rast? A ndjeni përgjegjësi për mos-rregullimin e këtij kanali, si pasojë e kësaj edhe shkaktimin e kësaj fatkeqësie?

“Sigurisht, kanali i cili fillon prej Hasanbegu dhe vazhdon deri në Haraçinë dhe më andej, është kanal i cili 20 vitet e kaluara nuk është rregulluar. Sigurisht, institucionet janë përgjegjëse për mos-rregullimin e këtij kanali. Vitet e kaluara, në bazë të kërkesave urgjente të qytetarëve, ky kanal, përreth shkollës, para dhe gjatë shkollës. Ajo ishte kërkesa më urgjente e asaj kohe. Aty janë investuar mbi 80 milion denarë. Sigurisht, kanali është shumë më i gjatë se aq dhe duhen shumë më shumë mjete se aq”, deklaroi ministri i ekologjisë, Bashkim Ameti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button