Banorët e zonave të përmbytura rrezikohen nga epidemitë

Shfaqen shenjat e para të infeksioneve tek banorët e zonave të përmbytura, Hasanbeg dhe Stajkovcë. Banorët e anketuar nga ALSAT-M thonë se me rritjen e temperaturave janë shfaqur gjithashtu edhe shumë insekte të ndryshme.

“Kanë filluar disa insekte të shfaqen, milingonat, buburrecat nga uji nga dheu dalin, ka edhe disa insekte. Ne nuk flejmë këtu, gjendemi si mundemi, në mëngjes vijmë këtu të pastrojmë”.

“Këtu është katastrofë e madhe, të mos mund të reagojë shteti, se di nuk mund të flas. Fëmijët e djalit i pata në spital dhe u pastruan, se nisën që të ju dalin disa puçrra meqë ata si fëmijë hynin nëpër baltë”.

Besir Murtezani, mjek i përgjithshëm i cili në ambulancën private në Hasanbeg 24 orë në ditë u del në ndihmë banorëve thotë se rreziku nga paraqitja e epidemive vjen pas rritjes së temperaturave. Ai thotë se ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë furnizim me materiale por deri më tani nuk kanë siguruar asgjë.

Ai madje shprehet i revoltuar se kapacitetet për ndihmë mjekësore në fshatin Stajkovcë janë shumë më të mëdha se në Hasanbeg

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button