Zv.kryeministri Halili: Qeveria do të bëj kompenzimim e dëmeve

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili, gjatë ditës së sotme ka vizituar vendbanimin Hasanbeg dhe vendbanimet tjera të vërshuara nga shiu.

Ai edhe gjatë ditës së sotme për së afërmi u njoh me dëmet që janë shkaktuar dhe njëkohësisht morri pjesë në ndarjen e disa ndihmave të grumbulluara për banorët e Hasambegut.

Në këtë rast Halili tha se Qeveria e ndjek situatën dhe se janë angazhuar mekanizma të ndryshëm për ti dalë në ndihmë banorëve. Ai gjithashtu tha se prej sot në terren doli komisioni për verifikimin e dëmeve dhe pas evidentimit do të zhdëmtohen tërësisht banorët e vendbanimeve të kapluara nga vërshimet.

“Solidarizohemi me banorët e Hasanbegut dhe vendbanimeve të vërshuara dhe njëkohësisht shprehim ngushëllime familjeve që kanë humbur anëtarët e tyre. Gjithashtu dëshiroj të theksoj se Qeveria në koordinim me institucionet tjera, ndjek situatën dhe janë ndërmarrë masa të ndryshme për t’iu ndihmuar banorëve. Me vendim të Qeverisë është formuar komision për regjistrimin e dëmeve dhe do të bëhet zhdëmtimi i tyre”, tha zëvendëskryeministri Halili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button