TIKA ofron ndihmë për të prekurit nga përmbytjet në Shkup

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar ndihmë për banorët e prekur nga katastrofa e përmbytjeve që ndodhi gjatë fundjavës në Shkup dhe rrethinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, Koordinatori i TIKA-s në Shkup Teoman Tiryaki dhe delegacioni që i shoqëronin, sot vizituan njërën nga zonat më të prekura nga përmbytjet, lagjen e Hasanbegut.

Duke dhënë deklaratë për gazetarët, ambasadori Şölendil tha se shteti dhe populli turk gjithmonë kanë qenë dhe do të vazhdojnë të jenë pranë shteti mik dhe vëlla, Maqedonisë.

Duke u shprehur se që nga çastet e para kur ndodhi katastrofa ka kontaktuar me autoritetet përkatëse në Maqedoni, Şölendil u shpreh se “Disa bashki të Turqisë, AFAD (Drejtoria Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Gjendjeve Emergjente) dhe TIKA i kanë filluar me shpejtësi punimet për sigurimin e ndihmave dhe mbështetjes së nevojshme. TIKA veç më i ka filluar këto punime, ndërkohë që në ditën në vijim do të ofrohet mbështetje me produkte dhe pajisje të tjera të nevojshme për ndihmë.”

Şölendil po ashtu njoftoi se do t’i vizitojë edhe fshatrat tjerë në zonë të prekura nga vërshimet. Ai luti Zotin për mëshirë për të vdekurit dhe shërim për të lënduarit, ndërsa uroi që një katastrofë e tillë të mos ndodh më.

Në ndërkohë, Koordinatori i TIKA-s në Shkup Tiryaki rikujtoi se menjëherë që nga dita e nesërme pas vërshimeve, në fshatrat në zonë kanë zhvilluar punime për vlerësimin e dëmeve.

Në kuadër të kësaj, Tiryaki vuri në pah se kanë përgatitur pako me produkte themelore për ndihmë për t’i dërguar te familjet në fshatrat e prekura me në krye Hasanbegun. “Që mbrëmë, filluam me shpërndarjen e këtyre pakove. Në këtë drejtim, këto punime i realizuam së bashku me organizatat e shoqërisë civile këtu”, shtoi Tiryaki.

Duke uruar që një katastrofë e tillë të mos përsëritet, Tiryaki tha se TIKA do ta vazhdojë mbështetjen aq sa mundet.

Bëhet e ditur se në kuadër të aktiviteteve të TIKA-s, të prekurve nga përmbytjet në zonë do t’u shpërndahen 500 pako.

Ambasadori Şölendil dhe delegacioni me të më pas i vizituan edhe fshatrat tjerë në zonë. Po ashtu, u vizitua edhe një shtëpi ngushëllimesh në Hasanbeg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button