Kreu i BFI-së vizitoi lagjen e Hasanbegut

Kreu i BFI-së haxhi Sulejman ef. Rexhepi, dje, i shoqëruar nga të gjithë Myftitë e vendit, vizitoi lagjen e Hasanbegut, me ç’rast së afërmi u njoftua me pasojat e shkaktuara nga vërshimet katastrofale që ndodhen në këtë lagje dhe në rrethinë.

Me këtë rast, kreu i BFI-së para mediave deklaroi: “sot jemi këtu së bashku me gjithë operativën e BFI-së për të vizituar lagjen e përmbytur nga një katastrofë natyrore si dhe  familjet që humbën më të dashurit e tyre. Lus të Madhin Allah që mos të na sprovojë me të tilla ngjarjesh kaq të rënda dhe ky problem nuk duhet të politizohet pasi që kjo është një katastrofë natyrore. BFI që dje ka qenë në terren nëpërmjet Organizatës Humanitare HILAL, por ja sot jemi këtu me të gjithë Myftitë me qëllim që për së afërmi të njoftohemi me hallet e banorëve të këtushëm dhe të njëjtat t’i kemi parasysh gjatë hartimit të planit aksional për ndihmat e llojllojshme dedikuar banorëve të këtushëm që u preken nga kjo katastrofë natyrore” ka theksuar Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button