Maqedoni, dy trupat për menaxhim me kriza, kanë më shumë të punësuar se më e madhja “Xhonson Met”

Nëse e shohim në mënyrë të detajuar propozim – Buxhetin për vitin 2016, më saktësisht si dhe kush i harxhon paratë e shtetit të cilët mblidhen nga qytetarët dhe ndërmarrjet, mund të gjenden një grumbull absurdesh të cilat drejtpërdrejt theksojnë se pse ekonomia dhe ndërmarrjet private dobësohen, derisa administrata është e stërmbushur me të punësuar, njofton Portalb.

Ja një nga ato absurde. Në Maqedoni ekzistojnë dy trupa të cilat kanë duhet ta bëjnë të njëjtën gjë, gjegjësisht të menaxhojnë me krizat, vlerësimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat, mbrojtjen dhe shpëtimin e njerëzve dhe aspektin material. Njëra është Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe tjetra është Qendra për Menaxhim me Kriza.

Edhe pse Maqedonia dhe qytetarët e saj çdo vit pësojnë dëme të mëdha nga fatkeqësitë natyrore, zjarret e ndryshme dhe të ngjashme, këto dy trupa harxhojnë para të mëdha dhe kanë të punësuar më shumë persona në krahasim me 99% e ndërmarrjeve në vend.

Për shembull, Zyra për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka buxhet vjetor prej 4.1 milionë euro dhe në të janë të punësuar 288 persona. Në Qendrën për Menaxhim me Krizat, janë të punësuar madje 326 persona dhe ky trup në nivel vjetor harxhon 2.5 milionë euro para të shtetit, transmeton Portalb.

Sa për krahasim, në këto dy trupa janë të punësuar 614 persona, që është më shumë se sa ndërmarrja më profitabile në Maqedoni “Xhonson Meti”, e cila në dy fabrika, gjatë përfundimit të vitit 2014 ka pasur të punësuar 534 persona. Gjithashtu në këto dy trupa ka të punësuar më shumë persona se sa fabrika për prodhimin e autobusëve “Van Holl”, e cila në fund të vitit 2014 ka pasur të punësuar 485 persona. Përveç këtyre dy ndërmarrjeve private, në krahasim edhe me shumë industri të mëdha dhe kapacitete eksportuese në vend, dy trupat e lartpërmendura kanë më tepër të punësuar.

Kjo është vetëm edhe një tregues, për atë se sa është stafi i tepërt në institucionet e shtetit, numri i të cilëve sipas informatave jo-zyrtare tejkalon mbi 150.000 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button