Intervista ekskluzive e këngëtares me famë botërore Dua Lipa (Video)

Dua Lipa ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin, të cilën e sjell të plotë Telegrafi.

Këngëtarja shqiptare do të perfomojë nesër për herë të parë para publikut kosovar në Prishtinë.

Dua ka shpalos disa të pathëna rreth karrierës së saj muzikore, ku ndër të tjerash ka zbuluar tërthorazi se ka marr oferta edhe për role filmike, por aktualisht është e fokusuar në muzikë.

Këngëtarja e hitit “Hotter Than Hell” ka pohuar se hapat e para i ka marrë prej familjes dhe se është mjaft e kënaqur me arritjet e deritanishme, transmeton Telegrafi.

“Jam e kënaqur me çdo gjë deri më tani. Kam pasur përkrahje prej familjes dhe miqve. Fillimi ka qenë prej tyre. Kënga ime e ardhshme do të vije muajin e ardhshëm”, ka thënë ndër të tjerash Dua.

Ajo ka zbuluar se albumin e parë do ta publikojë gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm.

Vlen të theksohet se këngëtarja do të mbaj një koncert në parkun e Gërmisë të Prishtinës me fillim në ora 19:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button