Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi takohen vëllazërisht, dakordohen për takime tjera

Rexhep Qosja dhe Shefqet Krasniqi kanë konsiderata të larta ndaj njëri -tjetrit. Kështu së paku bën të të ditur një portal ku është raportuar për një takim ndërmjet Qosjes dhe Imamit Krasniqit.

Sipas, njoftimit Qosja pohohet të kenë thënë se e vlerëson lartë punën e Imamit që konsiderohet radikal.

“Akademik Dr. Rexhep Qosja priti sot në selinë e Institutit Albanologjik Hoxhën Dr. Shefqet Krasniqi me bashkëpunëtorë. Akademiku Dr. Rexhep Qosja u dëshiroi mirëseardhje, dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Dr. Shefqet Krasniqit si dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë” thuhet në njoftim.

Edhe Krasniqi ka vlerësime për punën e Qosjes sidomos për atë mendimet e tij për cështjet e identitetit.

“Dr. Shefqet Krasniqi e falënderoi akademikun për mikpritjen dhe konsideratën që ka ndaj tij. Ai shprehu respektin e madh ndaj tij dhe për punën e pakrahasueshme që ka bërë në fushën e shkencës, dijes dhe të vlerave të popullit tonë. Veçanërisht e falënderoi për shkrimet dhe mendimet e tij në shërbim të së vërtetës dhe të së drejtës, gjegjësisht për identitetin tonë shqiptar si në aspektin kombëtar dhe në atë fetar” citohet të ketë thënë Krasniqi.

Qosja dhe Krasniqi janë takuar në Institutin Albanologjik të Kosovës. Atje Krasniqi ka shkuar me bashkëpunëtorë.

“Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, ku u bisedua për rrjedhat e kohës dhe zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe populli shqiptar. U bisedua për sfidat dhe pengesat në rrafshin kombëtar e fetar dhe mundësitë për tejkalimin e tyre.

Takimi u përmbyll me urimin që kontaktet mes tyre të jenë të vazhdueshme në frymën e bashkëpunimit pozitiv dhe në shërbim të shkencës, të vërtetës dhe të popullit. Me këtë rast Dr. Shefqet Krasniqi i dhuroi akademikut librat e tij të botuar deri më tani” thuhet në njoftim./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button