LSDM: Ligji për administratë në funksion të grumbullimit të votave

Ligji për administratë nuk garanton siguri juridike për nëpunësit shtetërorë, dhe me këtë administratorët rrezikojnë të humbasin vendet e punës nëse vlerësohen me notë të dobët për punët e tyre,  kjo është vërejtja kryesore që ka bërë LSDM-ja, lidhur me ligjin për administratë.

sipas LSDM-së partia në pushtet do ta pastrojë administratën nga nëpunësit të cilët nuk janë aktivistë partiakë dhe se me këtë ligj po vë administratën në funksion të grumbullimit të votave për zgjedhjet eventuale, duke e shndërruar gjithë administratën në një strofull partiake.

“Neni 6,8 thotë: Ai që do të vlerësohet me notë jo të kënaqshme do t’i ndërpritet marrëdhënia e punës, ai që do të vlerësohet me notë pjesërisht të kënaqshme për një vit rresht do t’i ulen 30 % nga rroga, nëse edhe njëherë vlerësohet me notë pjesërisht të kënaqshme menjëherë do t’i ndërpritet marrëdhënia e punës. Ja kështu do të duket pastrimi partiak i administratës publike të cilën do ta realizojë DPMNE-ja”, deklaroi Vesna Bendevska, LSDM.

VMRO DPMNE-ja propozoi që të ndërpritet procedura për sjelljen e ligjit dhe të votohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin pa këtë ligj. 

“Thatë se kjo po ndodh në fund të qeverisjes së VMRO DPMNE-së. Nuk ka problem, ejani nesër të ndërpremë këtë seancë dhe të votojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare..dëshironi..të votojmë për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të shohim se kush do të fitojë legjitimitetin… por e dini çfarë nuk do të ndodh sigurt këtë vit, sidomos 2-3 muaj e ardhshëm, nga LSDM-ja nuk do të dëgjojmë as ‘P’ nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare sepse keni frikë që mos të organizohen njëkohësisht zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në mars dhe prill”, u shpreh Vllatko Gjorçev, VMRO DPMNE.

Vërejtje rreth ligjit kishte edhe opozita shqiptare. Deputeti i PDSH-së Bekim Qoku u shpreh se me këtë ligj anashkalohet përdorimi i gjuhës shqipe në administratë.

“Këtu nuk përmendet që, në seleksionim dhe në punësim për shembull, nuk përmendet fare që kandidati duhet njohur gjuhën shqipe ose të paktën të shkruaj që të ketë avantazh, të ketë përparësi ai kandidat që konkurron për punësim në administratë. Këtu i jepet përparësi gjuhës kineze dhe gjuhës arabe, ku thuhet që kandidati duhet të njoh një nga gjashtë gjuhet në kombet e bashkuara, ndërsa nuk thuhet në asnjë moment  që kandidati duhet të njoh gjuhën shqipe”, tha Bekim Qoku, PDSH.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button