Turqia e gatshme për të ndihmuar Maqedoninë pas përmbytjeve

Nga Ambasada e Turqisë në Shkup u njoftua se janë të gatshëm të ndihmojnë qytetarët dhe qeverinë e Maqedonisë, pas përmbytjeve të mëdha në Shkup, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Ömür Şölendil, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së theksoi se dje ka kontaktuar Ministritë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Turqisë në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet.

Şölendil duke transmetuar se Ministria e Jashtme e Maqedonisë është duke bërë identifikime në rajon tha se “Kërkuam listën për nevoja. Jemi në kontakt me Departamentin për Katastrofa dhe Situata Emergjente të Turqisë (AFAD), ministritë e jashtme të të dy vendeve. Kur do të na dërgojë Maqedonia listën ne do të bëjmë atë që duhet brenda mundesive”.

Ai duke u shprehur nga ana tjetër se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shkup po vazhdon punimet në lidhje me ndihmat tha se “Jemi duke i bërë përgatitjet së bashku për të ndihmuar shtetin mik dhe vëlla, Maqedoninë”.

Ambasada e Turqisë në Shkup, dje përmes një deklarate në Facebook kishte shprehur solidarizimin me qytetarët e Shkupit me rastin e fatkeqësisë të shkaktuar nga përmbytjet dhe që morën jetën e 21 personave.

Ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë mbrëmë në seancën urgjente, 8 gushtin, ditën e sotme e shpalli Ditë Zie.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “Qeveria ka marrë vendimin për shpalljen e gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe të Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve, si dhe vendimin për ndarjen e kompensimit financiar në vlerë prej 300.000 denarë për familjet e qytetarëve që humbën jetën”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button