Rrëfimi i gardistit zviceran: Kardinalët e Vatikanit më ofruan seks

Kardinalët e Vatikanit u kanë ofruar Gardistëve zviceranë seks, bën të ditur e përjavshmja zvicerane “Schweiz am Sonntag”, e cila ka publikuar një storje që ka për protagonist një ish -gardist.

I riu zviceran ka pohuar se ka qenë shpesh objekt i dëshiruar i një numri klerikësh.

Në krejt këtë është i përfshirë edhe një dinjitar i lartë, pjesë e nivelit të lartë të pushtetit në Vatikan. Ish- gardisti ka treguar në detaje se si ky person i ka telefonuar duke e ftuar në dhomën e tij pas mesnatës. Zyrtarin e lartë të akomoduar në Pallatin e Papës, afër Atit të Shenjtë, ‘insajderët’, e konsiderojnëtë përfshirë në mënyrë direkte në një rrjet homoseksual brenda Vatikanit.

Gardisti zviceran ka shpjeguar se ky nuk ka qenë një rast i izoluar. Derisa ai ka shërbyer në Vatikan, ka pohuar se ka marrë mbi 20 oferta nga mbi 20 klerikë, ku përfshihen peshkopë, kardinalë, dhe priftërinjtë.

Ai ka treguar se si një prift i ka ofruar darkë ku gardisti në fund do të jetë ëmbëlsira.

Një pjesëtar i Departamentit të Shtetit të Selisë së Shenjtë, po ashtu është përmendur në këtë kontekst, por ai më vonë është transferuar në një post tjetër.

Sipas raportimeve, sjelljet të tilla jodinjitoze kanë ndodhur edhe para syve të Papës, e të cilat tani nxisin pyetje të sikletshme.

Dhe kjo ndodhë në një moment të pafavorshëm, pasi më 27 prill do të mbahet ceremonia e kanonizimit si shenjtor e Papa Gjon Palit II.

Por a është gardisti një propagandist që do të krijojë probleme. Insajderët në Vatikan e konsiderojnë rrëfimin e tij të besueshëm edhe në pjesën kur flitet për dinjitarin e lartë të afërt me Papën. Sipas këtij gardisti, ai nuk ka marrë fare ndihmë nga Garda Zvicerane kur i ka raportuar incidentet tek eprorët e tij. Ai madje është akuzuar se ka keqkuptuar diçka.

Zyra për media e Gardës Zvicerane në Vatikan u është përgjigjur akuzave të ish -gardistit.

” ‘Rrjeti homoseksual’i përfolur’ nuk përbën ndonjë problem për Gardën Zvicerane të Papës” ka thënë zëdhënësi Urs Breitenmoser.

Sipas tij, “zviceranët e rinj që nënshkruajnë kontratë dyvjeçare me Gardën në mënyrë rigjide i ndjekin vlerat ushtarake dhe religjioze” ka thënë Breitenmoser./Express/

VERZIONI DESKTOP