Prej sonte edhe zyrtarisht Greqia do ta ndërmarrë kryesimin me BE-në

Greqia sonte zyrtarisht do t’i ndërmarrë funksionet e kryesimit rotacion të Këshillit të BE-së me ceremoni në Athinë, në të cilën do të marrë pjesë kryetari i KE-së, Zhoze Manuel Baroso dhe eurokomisarët.

Ky është kryesimi i pestë grek. Për shkak të gjendjes së tensionuar ekonomike, ky do të jetë kryesmi më i lirë dhe më efektiv, prandaj do të fokusohet vetëm në Athinë në një godinë të kryqendrës greke, thanë përfaqësuesit zyrtarë grekë. Zëvendministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Kurkulas, theksoi se  komiteti organizator dhe politik do të jenë me një përbërje të kufizuar.

Kurkulas theksoi se kryesimi do të ketë në dispozicion mezi tre muaj e gjysmë para zgjedhjeve të Europarlamentit tjetër në fund të majit, në të cilat do të propozojë shumë akte të rëndësishme legjislative. Sesioni i fundit i PE-së aktuale ëshë caktuar në mesin e prillit.

Sipas Kurkulas, misoni i madh i presidencës së re do të jetë që të arrijë përforcimin e idesë eonomike në ndërgjegjen dhe zemrat e qytetarëve, duke pasur parasysh se besimi në BE në një pjesë të madhe të evropianëve është lëkundur për shkak të papunësisë dhe kufizimeve financiare.

Midis prioriteteve kryesore ai i përmendi edhe sigurmin e rritjes ekonomike dhe vendeve të punës, zbatimin e vendimeve të Këshillit Evropian në përkrahje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe përforcimin e Eurozonës.

Lajme të ngjashme

Back to top button