Mbledhje e Komitetit drejtues për ballafaqim me kriza

Në Qendrën për Menaxhim me Kriza filloi mbledhja e Komitetit drejtues për ballafaqim me kriza ku marrin pjesë zëvendëskryeministri dhe ministër i Shëndetësisë Nikolla Todorov, zëvendësministri i Shëndetësisë Jovica Andovski, ministri Dime Spasov, Mirçe Gjorgjovski nga Kabineti i presidentit të RM-së, kryetarët e komunave të Shkupit dhe të Gazi Babës, Koce Trajanovski dhe Toni Trajkovski, drejtori i Ujësjellësit Aleksandar Atanasov, transmeton MIA.

Këshilli i Qytetit të Shkupit për në roën 14 pasdite caktoi seancë të jashtëzakonshme ku do të shqyrtohet informacioni lidhur me motin e ligë që mbrëmë e goditi Shkupin dhe rrethinën ku humbën jetën 15 persona, ndërsa gjashtë janë zhdukur.

Në seancë do të shqyrtohen edhe masat dhe aktivitetet për sanimin e dëmeve të shkaktuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button