Edhe sot mot i ligë, kompetentët apelojnë për kujdes

Drejtoria për punë hidrometeorologjike njofton se edhe sot do të ketë mot të ligë, me shi dhe vetëtima, transmeton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 25 deri më 32 gradë celsius.

Në rrethinën e Shkupit moti do të jetë i ndryshueshëm, pasdite do të ketë shi. Shirat pritet të jenë më intensive në orët e mbrëmjes. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperaturat do të lëvizin nga 20-29 gradë celsius.

Nga drejtoria apelojnë qytetarët për kujdes më të madh, të mos rrinë në hapësira të hapura dhe afër drunjve./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button