Në SHBA nga i ftohti polar vdesin 21 persona

I ftohti polar në Shtetet e Bashkuara ka kaluar nga perëndimi në lindje dhe veri të vendit, duke vendosur rekord në temperatura të ulëta, nga Bostoni në Birmingam, duke lënë 21 persona të vdekur, njoftojnë autoritetet.

Disa pjesë të shtetit, kanë përjetuar temperatura që janë më të ulëta sesa në Antarktik.

Në këtë fenomen, për të cilin sinoptikët thonë se nuk është edhe aq i pazakonshëm, të gjitha 50 shtetet amerikane kanë përjetuar temperatura ngrirëse gjatë të martës, transmeton Prizreni Post.

Këtu përfshihet edhe Havai, ku termometri ka regjistruar temperaturën prej -8 gradë celsius në majën e Mauna Kea, që është një vullkan i fjetur.

Në New York, ndërkaq i ftohti arriti në -12 gradë, kurse në Boston -18 gradë celsius.

Lajme të ngjashme

Back to top button