Morsi sot paraqitet në gjykatë
Presidenti i përmbysur i Egjiptit Muhammad Morsi, pritet të paraqitet të mërkurën në një gjykatë të Kajros.
Morsi bashkë me 14 personalitete të tjera të Vëllazërisë Myslimnane, akuzohen se kanë nxitur vrasjen e protestuesve opozitar në dhjetor të vitit 2012.
Ata mund të dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm, nëse gjenden fajtor.
Morsi është zgjedhur presidenti i Egjiptit në qershor 2012, përmes një procesi demokratik.
Mirëpo, atë e rrëzoi ushtria nga pushteti në korrik, pas protestave masive kundër sundimit të tij.
Mbështetësit e Morsi prej kohës së përmbysjes së tij, po protestojnë në qytete të ndryshme të Egjiptit, dhe bëjnë thirrje për kthimin e tij në pushtet.
Më se dhjetë persona kanë vdekur të premten në përleshjet ndërmjet të policisë dhe mbështetësve të Morsit gjithandej vendit.