Antalia, 12 milionë e 66 mijë turistë gjatë vitit 2013!

Gjatë vitit 2013 qyteti Antalia ka rritur numrin e turistëve të huaj me 7.5% në krahasim me një vit më pare dhe ka arritur në 12 milion e 66 mijë vizitorë duke shënuar numrin më të lartë të turistëve të huaj në të gjithë historinë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Antalias shteti  që ka dërguar më shumë turistë  në Antalia gjatë vitit 2013 ka qenë Rusia me 3 milion e 338 mijë e 166 turistë, e ndjekur nga Gjermania me 2 milion e 834 mijë e 413 turistë dhe Holanda me 547 mijë e 370 turistë, transmeton 77news.

Në numrin e turistëve që kanë ardhur vitin e kaluar në Turqi nga Izraeli është regjistruar një rritje 193%.

Në vitin 2012 Antalian e kanë vizituar 27 mijë e 335 izraelitë, kurse vitin e kaluar kjo shifër u rrit në 80 mijë e 92 turistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button