Zëvendëskryeministri Ademi, takohet me Ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës Karanza

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me Ramon Abaroa Karanza, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u diskutua gjendja aktuale në procesin euro-integrues të vendit, zhvillimi i ngjarjeve politike në këtë kontekst, dhe perspektivat deri në fund të vitit. Zëvendëskryeministri Ademi potencoi se përreth gjendjeve momentale, në fokus gjithashtu mbeten realizimi i plotë dhe konsekuent i Marrëveshjes së Shkupit dhe marrëveshja e fundit mes katër partive politike, implementimi i marrëveshjes kornizë të Ohrit dhe implementimi i mëtejmë i Reformave Urgjente Prioritare.

Zëvendëskryeministri Ademi theksoi se nga Spanja si mik i rajonit dhe i Maqedonisë presim, të vazhdojë me mbështetjen në procesin euroatlantik. Ai gjithashtu ai potencoi se në marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve ka edhe me shumë hapësirë për avancim, në fushat e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimit tregtar, por po ashtu edhe në sektorët tjerë, me mundësi për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional me projekte të përbashkëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button