Burri qëndron 60 orë në det të hapur, nuk dinte not

Një burrë nga Tajvani ka mbijetuar mrekullisht pas 60-orësh qëndrim në det të hapur, pasi nuk dinte not. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. 

42-vjeçari Tseng Lien-fa ishte duke gjuajtur peshk në det, kur u rrëmbye nga një dallgë e papritur, e cila e zhyti në thellësi, transmeton Shekulli.

Por, Tseng fatmirësisht u kap pas një copë druri, duke mbetur në det për dy ditë resht. Ai thotë se gjatë gjithë kohës ka shpresuar se do të shpëtohej nga ndonjë anije që do të kalonte pranë tij. 

Ai ishte shpallur i humbur nga familjarët dhe roja bregdetare kishte nisur kërkimet në det. 

Por pavarësisht kërkimeve ai u gjet në breg të detit në gjendje të rëndë dhe ishte nxjerrë nga valët e fuqishme. Por pas dhënies së ndihmës së parë Tseng ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të ngjashme

Back to top button