Afërdita Dreshaj ndërron profesion

Modelet po e shfrytëzojnë mirë bukurinë e tyre për t`u marrë me shumë profesione në të njëjtën kohë.

Dje bëhej e ditur se Morena Taraku do të fillojë karrierën e saj si këngëtare kurse në orët e vona të mbrëmjes, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj përmes rrjetit social “Twitter” njoftoi se do të fillojë punën si prezantuese.

“Është krenari ta fillosh karrierën si prezantuese krah një personaliteti si Adi Krasta. Më ndiqni të shtunën në Agon Channel!”, ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të ngjashme

Back to top button