Metallari ndau drejtësinë mes Serbisë e Malit të Zi

Edhe pse hendbolli në Maqedoni në Super ligë nuk ka ndonjë ekipe të fortë shqiptare, por nuk do të thotë se nuk është e përfaqësuar me shqiptarë, pasi që në këtë sport denjësisht po përfaqësohemi nga gjyqtari Ismail Metallari, përndryshe i biri i gjyqtarit të njohur shqiptar Kamer Metallari.

Turneu kontrollues që u organizua në fundjavë në Maqedoni në prag të fillimit të Kampionatit Evropian në Danimarkë, ka sjellë reprezentacionet si Maqedoninë nikoqire, dhe Serbisë e Malit të Zi, e që këto dy të fundit për herë të parë luajnë një ndeshje pas pavarësisë së dy shteteve.
Pikërisht nderin për të ndarë drejtësinë në këtë takim e kishte gjyqtari shqiptar Ismail Metallari, i cili ka dalë i kënaqur nga kjo paraqitje e tija.

“Është hera e parë që pas pavarësisë të këtyre dy shteteve të luajnë ndeshje ndërkombëtare, ndërsa  këtë duel e referova unë si shqiptar së bashku me kolegun Aleksandar Vukashinovski. Mendoj se kam dëshmuar kualitet në këtë duel dhe kjo do të më shtojë mundësinë që të marr sa më shumë mundësi për të ndarë drejtësi në ndeshje ndërkombëtare”, është shprehur për “Portalb” Metallari. 

Të përkujtojmë se kampionati Evropian në Henboll që do të mbahet në Danimarkë fillon me 12 janar, ndërsa Maqedonia bënë pjesë në grupin “A” së bashku edhe me nikoqirët Danimarkën, Çekinë dhe Austrinë. Grupi “B” përbëhet nga Spanja, Islanda, Hungaria dhe Norvegjia. Pjesëmarrës në këtë kampionat janë edhe Serbia, Franca, Poloni dhe Rusia në grupin “C”, Ndërkohë Mali i Zi bënë pjesë në grupin “D”, së bashku me Kroacinë, Suedinë dhe Bjellorusinë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button