Shqiptarët në Afrikë: Kushte skandaloze

Disa ditë pas vdekjes së 41-vjeçarit, Ridvan Kate nga sëmundja e malaries, fakte të reja dalin në dritë mbi jetesën e vështirë që bëjnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale.

Në disa video të filmuara nëpërmjet celularëve nga vetë punëtorët shqiptarë në vendin afrikan, tregohet rruga që përshkojnë çdo ditë, projektin për të cilin janë duke punuar punonjësit shqiptarë, i cili është një hotel shumë luksoz si dhe kushtet e këqija ku qëndrojnë shqiptarët.

Në një prej videove tregohet mungesa e theksuar e higjienës, e cila komentohet dhe nga vetë personi që ka filmuar videon, ku midis pamjeve të papastërtisë së tualeteve tregon dhe sasinë e madhe të mushkonjave të malaries, të cilat gjenden në masë të madhe në çdo cep.

Shumica e atyre që kanë shkuar në Afrikë nuk janë rikthyer më për të punuar sërish, madje nuk mungojnë dhe rastet kur kontrata është lënë në mes nga punonjësit. Ndërkohë në Shqipëri kompania është denoncuar jo pak herë për dhunë dhe mashtrim, transmeton news 24.

Personat që kanë punuar në Afrikë kërkojnë që shteti shqiptar të kryejë hetim për këtë kompani dhe kushtet në të cilat punojnë shqiptarët në Guinenë Ekuatoriale. Punonjësit që kanë dorëzuar videon janë shprehur se janë duke u organizuar për të denoncuar me më shuam fakte këtë kompani.

Lajme të ngjashme

Back to top button