Liria pret Prishtinën për miqësore në Shkup

Tani kur Liga e Parë basketbollistike në Maqedoni është në pushim të merituar, gjithadhtu po ndodhë edhe me Super Ligën e Kosovës. Por ekipet nga dy vendet fqinje këtë pauzë do të shfrytëzojnë që të organizojnë sa më shumë ndeshje, që të mos humbin shumë nga forma, pasi që pjesa e dytë e kampionatit është mjaft e rëndësishme, sidomos për ato ekipe që pretendojnë vendin e parë. 

Ekipi shqiptar nga Shkupi KB Liria është në situatë të tillë, pasi këtë gjysëm sezonë përfundoi në pozitën e dytë dhe është vetëm një pikë më pak se ktyesuesi I tabelës, Kozhuvi, ndërsa KB Prishtina kryeson bindshëm Superligën e Kosovës, dhe është në situatë të tillë edhe në BIBL Ligë. 

Këto dy ekipe kanë planifikuar që me 9 janar (e enjte) të luajnë dhe miqësoren e radhës në Shkup, edhe pse për skuadrën shkupjanë është herët fillimi i përgatitjeve, por skuadra kosovare Prishtina shkaku se do të fillojë më herët sezonin në BIBL Ligë, kërkon miqësore me ekipe më të forta. Për orarin dhe vendin se ku do të luhet ndeshja Liria – Prishtina ende nuk është caktuar, e për çka do të njoftojmë në ditët në vazhdim. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button