45 ish-ushtarë të UÇK’së kanë kryer vetëvrasje

Një letër e shkurtër dhe një krismë arme janë gjërat e fundit që i kanë mbetur në kujtesë nga bashkëshorti i saj, gruas së një ish-ushtari të luftës së fundit në Kosovë.

Pamundësia që t’i siguronte familjes kushte më të mira për jetesë, meqë kishte mbetur pa punë që 10 vjet, e kushte shtyrë atë drejt përfundimit të jetës.

“Si me prezencën time, ashtu edhe pa të, ti vet po i rrit fëmijët. Unë moti veç po ju shpenzoj se nuk po ju ndihmoi asgjë”, i ka përsëritur bashkëshortja e tij fjalët e fundit që ua kishte lënë në letër shkruan Koha Ditore. 

Dikur ushtar i UÇK’së 47 vjeçari A.H nga Komuna e Pejës në mars të vitit të kaluar kishte vendosur t’i jap fund jetë, duke kryer vetëvrasje. E rrugën e tij që nga paslufta e ndoqën edhe plot 44 ish-ushtarë tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button