Kumanovë: Theret me thikë një polic

Gjatë një intervenimi për dhunë në familjes, mbrëmë në lagjen kumanovare Sredorek ka humbur jetën një polic, transmeton Portalb.

Gjatë intervenimit të policisë në rastin e lajmëruar për dhunë në familje, dhunuesi i ka sulmuar katër policët që kanë shkuar në vendngjarje, me ç’rast njërin ka arritur ta therë me thikë.

Për shkak seriozitetit të plagës, siç thuhet në komunikatë, polici ka vdekur para se të arrijë ekipi i Ndihmës së shpejtë.

Nga Prokuroria Publike informojnë se sulmuesi është arrestuar./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button