Një Juventus superior mposhtë Romën (Video)

Roma e ka shijuar humbjen e parë këtë edicion në Serie A. Ka qenë skuadra lidere, Juventus skuadra që i ka dhënë humbjen e parë trajnerit Rudy Garcia.

Madje Juve e mposhti me lehtë se që ishte pritur Romën në këtë ndeshje. 3:0 fitoj në fund skuadra e Antonio Contes.

Vidal në minutën e 17 shënoi për 1:0 pas një asisti perfekt nga Tevez. Bonucci në minutën e 48 realizoj për 2:0. Vuçiniç në minutën e 77 shënoi golin e tretë ndaj ish skuadrës së tij.
Roma në 15 minutat e fundit të ndeshjes luajti me dy lojtarë më pak pasi që De Rossi dhe Castan u përjashtuan nga ndeshje.

Juve me këtë fitore marshon sigurt drejt mbrojtjes së titullit me 49 pikë, tetë më shumë se Roma që mbetet në vendin e dytë.

Lajme të ngjashme

Back to top button