Viti 2014 premtues për Industrinë e Financave Islame

Industria e financave Islame do të rritet me një ritëm të shpejtë në vitin 2014 dhe vëllimi i saj do të kalojë 2 trilion dollar amerikan, ku Bankimi Islam përfshin 78 %, Sukuk 16% (Bonot Islame), 1.0 % Takaful (Sigurimet Islame), Fondet islame 4.0 % dhe 1.0 % Mikrofinancat Islame .

Në vitin 2014, Dubai dhe Londra do të konkurojnë për tu bërë qendër globale e financave dhe bakimit Islam, ndërsa Kuala Lumpuri do të tentoj që të jetë në këtë garë, por industria e financave islame më së shumti mund të rritet nëpërmjet qasjes së bashkpunimit dhe aleancës me pronarët e industrive në vend se të bëhet konkurrencë.Këto pikëpamje u shprehën nga eksperti i financave Islame ,drejtor i Qendrës per Bankim Islam dhe Ekonomi (CIBE ) Muhammad Zubair Mughal gjatë një analize mbi industrinë e financave islame në fillim të vitit 2014 “.

Ai tha se rritja e Industrisë së financave Islame do t’i dyfishojë shifrat në vitin 2014,  e cila vëllimin e saj prej  1.6 trilion dollar në Dhjetor të 2013 do ta rritë në 2 trilion dollar në fund të 2014 duke përfshirë kontributin e  vendet të Afrikës Veriore ( Tunizia, Libia, Marok, Senegal dhe Mauritania etj), tendencat në rritje të financave islame në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar, si dhe rritjen dhe shpërndarjen  e konsiderueshme të Sukuk-it (bonove islame) në tregun ndërkombëtarë.

Pritet që India dhe Kina të bëjnë një hap para drejtë financave Islame në vitin 2014, ku më shumë se 200 milionë musliman janë në kërkim të një sistemi finaciar i cili do të përputhet me besimin dhe mendimin e tyre fetarë. Ai tha se nuk ka dyshim se kriza financiare ndërkombëtare nuk do ta godet industrinë e financave Islame por për shkak të Pranverës Arabe, industria e financave Islame është përballur me rënie në disa vende të MENA-s ( Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore), të cilat kanë mundësi të rimëkëmben në vitin 2014.

Ai, duke dhënë analizë, tha se Sukuk-i do të rritet me shpejtësi në vitin 2014 dhe se vendet Islame përfshirë edhe ato jo Islame  si Britania e Madhe, Kina, Afrika Jugore, Evropa etj ,do të përfitojnë prej saj, e cila do të përmirësojë rritjen e industrisë së financave Islame, ndërsa  për industrinë e Takaful-it ( Sigurimeve Islame) nuk është supozuar të ketë ndonjë përparim të dukshëm.Mbetet të shpresojmë se viti 2014 do të rezulton me një periudhë më të mirë për industrinë e Mikrofinancave Islame, si institicionet e ndryshme ndërkombëtare dukë përfshirë këtu edhe Bankën Islame për Zhvillim (IDB) e cila ka dëshmuar potencialin e saj për zbutjen e varfërisë në të gjithë botën. Ai gjithashtu shtoi se industria e financave Islame  mund të përballet me recesion në disa vende duke përfshirë Indonezin, ndërsa në Nigeri  dhe Tunizi mund të përballet me disa probleme mbi baza fetare dhe politike.

Ai gjithashtu tha se janë marrë iniciativa për financa Islame në Amerikë dhe Kanada duke përfshirë edhe vendet e Amerikës Latine ( Brazilin, Argjentinën ,etj) dhe shpresohet  që gjatë vitit 2014 Fondet Islame  të jenë prezente edhe në këto rajone.

Përktheu nga anglishtja:

Fuat Shabani

Lajme të ngjashme

Back to top button